Zgjidhet misteri: Ja si u krijuan unazat e Saturnit

Duket se, pas shumë viteve, misteri i krijimit të unazave të Saturnit është zgjedhur. Shkencëtarët thonë se shkëmbi dhe akulli u përplasën në mënyrë të përsëritur mes vete për të krijuar këtë mrekulli planetare.

Auto & Tek

07/08/2015 10:59

Unazat e këtij planeti kanë mahnitur dhe habitur astronomët që kur ishin zbuluar rreth 400 vite më parë, por shkencëtarët tani duket se e kanë zgjidhur misterin se pse duken kështu unazat e Saturnit.

Matematikanët kanë analizuar shpërndarjen e grimcave të akullit dhe shkëmbinjve në unaza dhe thonë se ato janë rezultat i përplasjeve katastrofike me kalimin e kohës.

Gjetjet e tyre shpejgojnë pse ekziston një bollëk i tillë i substancave të vogla në unaza, përderisa objektet më të gjera se 10 metra janë tepër të rralla, transmeton Lajmi.net.

Hulumtimet e fundit sugjerojnë se çdo shtresë e unazës dominohet nga një madhësi e caktuar e grimcave, të cilat janë formuar relativisht vonë në këtë planet.

2B25282B00000578-3186941-image-a-28_1438861436883

Hulumtimi mund të ndihmojë gjithashtu në parashikimin e prezencës së unazave rreth planeteve të tjera. Shkencëtarët besojnë se grimcat e mëdha duket sikur janë përplasur në një shpejtësi më të ngadaltë, duke bërë që grimcat më të vogla të përplasen në një shpejtësi më të madhe.

Kjo rezulton në një cikël të bashkimit dhe fragmentimit derisa arrihet caku i qëndrueshëm. Hulumtuesit thonë se kjo mund të shpjegojë gjithashtu formimin e unazave në planete si Urani, Jupiteri dhe Neptuni, së bashku me asteroidët e largët si Chironi dhe Chariklo.

Profesori Nikolai Brilliantov nga Universiteti i Leiçesterit i cili e udhëhoqi studimin thotë: “Me një probabilitet të lartë këto grimca janë mbetje e një ngjarje katastrofike në një të kaluar të largët, dhe nuk është për t’u habitur që grimca të tilla ekzistojnë në madhësi të ndryshme. Ne më në fund kemi zgjedhur këtë mister. Në veçanti, studimi ynë tregon se shpërndarja e tillë nuk është e veçantë për unazat e Saturnit, por ka një karakter universal. Me fjalë të tjera, të gjithë planetët e tjerë që kanë unaza kanë këto grimca me një natyrë të ngjashme”.

Profesori dhe kolegët e tij shqyrtuan shpërndarjen e madhësisë së akullit dhe shkëmbit në unazat e Saturnit për të zhvilluar një model më të përsosur që shpjegon formimin e tyre.

Puna e tyre është publikuar në revistën ‘Proceeding of the National Academy of Sciences’. (Lajmi.net)