Zgjidhet misteri: Ja pse banorët e fshatit Kalach flinin me ditë të tëra (Foto/Video)

Misteri i “fshatit të mallkuar”, një sëmundje që ka lidhje me gjumin po i bën njerëzit të bien pa ndjenja për ditë të tëra, derisa pensionistët dhe burrat kanë kërkesa të mëdha për seks.

Fun

16/07/2015 13:08

Për tri vite banorët e fshatit Kalach të Kazakistanit ndryshe i njohur si “shpella e gjumit”, kishin qenë të hutuar për faktin se nuk e dinin se çfarë po i bën ata të flenë për ditë të tëra.

Halucinacionet e çuditshme të manifestuara sidomos tek fëmijët, e kishin bërë një vajzë të shoh elefantit duke fluturuar mbi nënën e saj, derisa një djalosh kishte parë kuajt me një bri duke j sorollatur rreth kokës së tij.

Fshati 4Thuhet se burrat zakonisht zgjohen nga gjumi pas një jave e 12 orëve duke kërkuar seks, gjë që po i skuq tej mase infermieret të cilat merren me shërimin e tyre. Por kjo gjendje e burrave të këtij fshati shpesh po i bënë mjekët të qeshin, transmeton lajmi.net.

Por edhe pse efektet anësore përfshijnë kokëdhimbjen, humbje të kujtesës, ky mister që ka prekur mbi 160 fshatar që nga vitit 2012, më në fund është zbuluar.

Fshati 3Fajtori kryesor për gjitha këto anomali, është një minierë e uraniumit e ndërtuar në afërsi të fshatit në kohën e Bashkimit Sovjetik, që ka gjeneruar nivel të lart të monoksidit të karbonit duke helmuar kështu fshatarët.

Duke përshëndetur zbulimin e madh, nënkryetari kazak, Berdybek Saparbayev ka deklaruar për “MailOnline”, se shkaqet e sëmundjes së çuditshme është zbuluar.

Fshati 1“Pas kryerjes së shumë testeve mjekësorë, hulumtuesit kanë konstatuar se monoksidi i karbonit është shkaktari kryesor që vente në gjumë fshatarët e Kalachi”, ka shtuar Saparbayev. (lajmi.net)

YouTube player