Zgjedhjet serbe në Kosovë me ndihmën e OSBE’së

Marko Djuric, Këshilltar i Presidentit të Serbisë, thotë se zgjedhjet Parlamentare Serbe do të mbahen edhe në Kosovë. Sipas tij, më 16 mars serbët e Kosovës do të votojnë në lehtësim të OSBE’së. Ai flet për mekanizma të vendosura në vitin 2012 për to.

Lajme

24/02/2014 15:33

Zgjedhje e Serbisë në Kosovë do të mbahen me mbështetjen e OSBE’së, ashtu siç janë organizuar edhe herëve të tjera, ka thënë Këshilltari i Presidentit të Serbisë, Marko Djuric.

Ai ka thënë për mediat serbe se qytetarët serbë në Kosovë do të kenë mundësi që të marrin pjesë drejtpërdrejtë në zgjedhje e 16 marsit.

“Ekzistojnë mekanizma me të cilat janë mbajtur edhe zgjedhjet në 2012”.

Djuric i cili është edhe anëtar i Partisë Progresiste Serbe, pret që ky subjekt politik të cilin e ka udhëhequr Presidenti aktual i Serbisë, Tomislav Nikolic, të jetë e para në zgjedhje.