Zgjedhjet në SHBA: Si mund të marrin demokratët kontrollin e Shtëpisë së Bardhë?

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mbahën zgjedhjet e kongresit të cilat pritet të përfundojnë edhe rreth një orë.

Bota

06/11/2018 23:37

Derisa atje po mbahen zgjedhjet janë raportuar disa probleme me makinat elektronike të votimit, ndërsa në Florida për shkak të motit të keq ka pasur vështirësi në votim, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, sipas mediave britanike dhe amerikane zgjedhjet kanë shkuar mirë dhe pa incidente, derisa republikanët kanë filluar të lëkunden paksa.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është konsideruar i pamposhtur edhe në këto zgjedhje, madje shumë analistë kanë pohuar se demokratët nuk do të mund të fitojnë ulëset e nevojshme për ta marrë në kontroll Shtëpinë e Bardhë.

Amerikanët janë duke votuar për 435 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve, 35 nga 100 vendet në Senat dhe 36 nga 50 guvernatorë të shtetit.

Demokratët duhet të ‘heqin’ 23 republikanë për të marrë kontrollin e Shtëpisë, dhe të paktën dy për të marrë Senatin.

Shumë nga amerikanët i shohin këto zgjedhje si referendum mbi presidencën e Donald Trump, pas sulmeve të reklamave dhe akuzat për bastisje në baza racore.

Rreth 40 milionë njerëz kanë hedhur votën e tyre herët në mëngjes, ku ky numër sipas një burimi informacioni në Florida, në vitin 2014 në të njëjtën kohë ishte vetëm 27.5 milionë.

Trump kishte marrë pjesë në tri tubime elektorale në ditën e fundit të fushatës duke thënë mbështetësve të tij: “Gjithçka që kemi arritur është nën rrezik nesër”.

Ndërsa Barak Obama – në mbështetje të fushatës për Partinë Demokratike – tha se “karakteri i Amerikës është në fletëvotim”.

Vlen të theksohet se nga ardhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka pasur pakënaqësi jo të vogla dhe probleme në dhomën e kongresmenëve. /Lajmi.net/