Zgjedhjet e reja, fatale për ekonominë

Ekspertët e ekonomisë paralajmërojnë se nëse vendi shkon sërish në zgjedhje, kjo do të ishte fatale për ekonominë, pasi që do të largonte nga Kosova investitorët e huaj.

Lajme

01/07/2014 09:42

Kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu ka thënë për “Kosova Sot” se vet fakti se në gjashtëmujorin e fundit gjendja ekonomike nuk ka qenë ajo e pritshme. Ai thotë se Kosova nuk ka arsye që të “krenohet” me rritjen ekonomike.

“Vet fakti që kemi rënie të investimeve të huaja dëshmon më së miri se aspekti ekonomik nuk është ai meritori. Nëse bazohemi në trendët ekonomikë, kjo na bën të kuptojmë se më shumë flitet sesa bëhet”.

Ndërkaq, ish kryetari i OEK-ut, Nazmi Mustafa thotë se partitë politike duhet të jetë mbi interesat personale dhe kështu të mos e prishin imazhin e mirë të Kosovës, të krijuar pas zgjedhjeve të mira të 8 qershorit.

“Pjekuria politike e partive aktuale në Kosovë duhet të jetë ngritja mbi interesat vetjake partiake, të gjejnë solucion të logjikshëm që të rrisin imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe të krijojnë kushte të përshtatshme për një zhvillim të hovshëm ekonomik dhe shoqëror të Kosovës”.

Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka thotë se rreziku politik do të mund të ishte shumë dekurajues dhe të largonte investitorët potencial.

“Rreziku politik do të ishte dekurajues për investitorët potencialë”, ka thënë ai për “Kosova Sot”.