Zgjedhjet e parakohshme ndalin zhvillimin ekonomik – Lajmi.net
Zgjedhjet e parakohshme ndalin zhvillimin ekonomik
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 14:19, 15 May 2017
Ekspertët e ekonomisë thonë se cikli zgjedhor në të cilin po hyn vendi, do të mund të shmang vëmendjen nga ekonomia, kurse një ngërç politik eventual, sikurse në vitin 2014, do ta shkatërronte atë në shumë aspekte.

Sipas tyre, viti 2017 do të jetë një prej viteve më të vështira për ekonominë e vendit për faktin e mbajtjes së dy palë zgjedhjeve, atyre të parakohshme parlamentare në qershor dhe lokale nga fundi i vitit.

Përveç disa projekteve që konsiderohen të mëdha, e të cilat mund të “bllokohen “ nga zgjedhjet, sipas ekspertëve mund të ndikojë edhe në hezitimin e investitorëve të huaj për të investuar në Kosovë dhe në krijimin e reja të vendeve të punës.

Berat Thaqi, analist i politikave në Institutin për Studime të Avancuara GAP, për Radion Evropa e Lirë ka thënë se i gjithë fokusi do të zhvendoset tek fushata dhe zgjedhjet, duke i sjellë dëme të riparueshme ekonomisë se vendit.

“Për vetë faktin se qe disa herë ne po shkojmë në zgjedhje të parakohshme, nuk është gjë e mirë sepse vetë fokusi i ministrave dhe stafit politik, veçanërisht në qeveri, fillon të zhvendoset tek zhvillimet politike, më saktësisht tek fushata. Dhe duke marrë parasysh se vetë ministrat dhe stafi politik presin që brenda një kohë të shkurtër të largohen nga qeveria, atëherë ata nuk mund të përgatisin plane afat-gjate. Pra, si i tillë, fokusi shpërqendrohet nga ekonomia në politikë”, thotë Thaqi

Edhe profesori i ekonomisë Muhamet Sadiku, shqetësimin më të madh e paraqet tek rritja ekonomike, pasi sipas tij, Kosova ka nivelin më të ulët të rritjes ekonomike në rajon.

“Vazhdimi më këtë dinamikë të paqartë të reformave strukturore, vazhdimi me këtë nivel të ulët të investimeve të jashtme, sigurisht që do të reflektohet në situatën e përgjithshme në Kosovë, e sidomos në situatën sociale të popullatës”, shprehet Sadiku

Ekspertët thonë se pas zgjedhjeve të qershorit, duhet të bëhet formimi i shpejtë i qeverisë se re, në mënyrë që mos të përsëritet ngërçi politik i vitit 2014.

Sipas tyre, stagnimi institucional do të sjell efekte negative në shumë sektorë ekonomik, e konkretisht tek sektori i privat i cili edhe ashtu ballafaqohet më probleme të mëdha

Pas zgjedhjeve të parakohshme në qershor të vitit 2014, Kosova hyri në një fazë të bllokadës politike, me partitë atëbotë në opozitë që provuan ta bllokojnë PDK-në në ri-vazhdimin e mandatit të saj.

Bllokada u zgjidh në fund të vitit 2014, por ekspertët thanë se efektet e saj ishin të mëdha për ekonominë e vendit.

Muhamet Sadiku thotë se zgjedhjet vazhdimisht po mbahen para mandatit kushtetues katër vjeçar, por thotë se qeveria e re, duhet të angazhohet më shumë në zbutjen e problemeve ekonomike, politike dhe sociale

“Vërtet Kosova përballet me shumë probleme politike, ekonomike dhe sociale. Por, si do që të jetë, këto zgjedhje duhet shikuar me një optimizëm, si një mundësi e re, që ata që marrin qeverisjen e Kosovës, do të promovojnë një zhvillim afat gjatë ku Kosova do të futet në një zonë të zhvillimit. Më pas zhvillimi të shndërrohet në standard jetësor të njerëzve, duke ulur papunësinë dhe varfërinë”

Edhe Berat Thaqi, thotë se pas zgjedhjeve shpejtë duhet të formohen institucionet në mënyrë që të fillojnë projektet e mbetura dhe ato të reja.

“Shpresojmë që zgjedhjet të mbahen në mënyrë të rregullt dhe shpejtë të krijohet Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, dhe në këtë mënyrë të fillohen proceset aty ku kanë mbetur dhe të fillojnë edhe procese të reja për zhvillim”, ka thënë Thaqi

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u nxitën pas një votimi me shumicë të mocioni të mosbesimit në Kuvendin e Kosovës, të ngritur nga partitë në opozitë, që u mbështet përgjithësisht edhe nga deputetët e partnerit në koalicionin qeverisës, PDK.

Votimi çoi në shpërbërjen e Kuvendit, ndëkrohë që presidenti Thaçi pas një konsulte me partitë politike parlamentare vendosi që të dekretonte 11 qershorin si ditën e zgjedhjeve të reja të parakohshme. /REL

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play iStunt 2
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Rock Wheels