Zgjedhjet e Këshillit Nacional të Shqiptarëve, komisionerët kërcënojnë me jetë gazetarët në Bujanoc

Në zgjedhjet e Këshillit Nacional të Shqiptarëve, mediat në Bujanoc janë përballur me kërcënime.

Lajme

04/11/2018 17:01

Pamjet e publikuara në mediat e Luginës së Preshevës, tregojnë më së miri momentin kur  komisionerët nga rradhet e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) të Shaip Kamberit, janë shfaqur tejet agresiv ndaj stafit të mediumit online Presheva.

Në atë moment raportohet se komisioneri Nexhib Memishi nga rradhët e PVD-së nuk ka lejuar qasjen e mediave duke kërcnuar me jetë “të fshi prej bote”.

Vlerësohet gjithashtu si përçarëse, lokaliste, antishqiptare paraqitjet e komisionierëve të PVD-së në fjalë se ”ti po vjen prej Preshevës, largohu se po ta *** zdralën e nonës”.

YouTube player