Zgjedhje, më 14 dhjetor?

Nëse liderët e partive politike nuk gjejnë zgjidhje për tejkalimin e ngërçit politik dhe krijimin e institucioneve, atëherë presidentja, Arifete Jahjaga, me dekret të veçantë, të premten ose të martën, do ta shpërndajë Kuvendin e Kosovës dhe do t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme për 14 dhjetor, shkruan Epoka e Re.

Lajme

06/11/2014 07:51

Kështu shkruan të enjten gazeta Epoka e Re, duke u thirur në burime të mirë-informuara.

“Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga do t’i presë deri të premten liderët e partive politike nëse do të arrijnë një marrëveshje për daljen nga kriza politike, përndryshe, të premten më së largu javën e ardhshme (të martën), ajo me dekret të vecantë shpërndanë Kuvendin dhe shpall datën e zgjedhjeve më 14 dhjetor”, ka thënë ky burim për gazetën Epoka e Re.