Zgjedhja e Thaçit president, nesër në kushtetuese (Video)

Riza Smaka, njohës i çështjeve kushtetuese vlerësoi se Kushtetuta është shkel shumë shpesh nga liderët politik në Kosovë, si Presidentja, ashtu edhe nga kryeministri.

Lajme

03/03/2016 22:05

Ai ka identifikuar një nga një shkeljet që janë bërë.

“Kushtetutën e ka shkel Presidentja kur e ka nisë procedurën e vlerësimit të AKS si Komunitet në Kushtetuese”, tha ai, duke sqaruar se fjala Komunitet është një nivel më i lartë se Asociacion, por që sipas tij, kjo është heqë nga liderët politik, të cilët e kanë nënshkruar këtë marrëveshje.

“Kryeministri i ka bërë 23 shkelje e as nuk skuqet, se le më me dhanë dorëheqje”, tha ai.

Duke kujtuar se Kushtetuta nuk ndalon votimin ndaj vetes, Smaka tha se Behgjet Pacolli dhe Fatmir Sejdiu nuk e kanë shkel Kushtetutën.

“Çdo gjë që nuk asht shprehimisht e ndaluar – është e lejuar”, tha Smaka.

“Ja shoh për të madhe që pak u ngutë”, tha lidhur me zgjedhjen e Thaçit President, duke shtuar se si para, , si mbas zgjedhjeve, Thaçi i ka të garantuara votat nga partia e tij, për tu zgjedhur President.

“Në ditën e votimit të Presidentit nuk kanë qenë 120 deputet; Neni 86 presupozon me qenë më tepër se 2 kandidatë, se në votimin e dytë shkojnë 2 kandidatë që kanë vota ma shumë; Kryeministri edhe para mediave ka shku me folë me deputetët për me votu Thaçin – ai nuk është i thirru për me i propagandu deputetët;” i përmendi Smaka si shkelje kushtetuese gjatë procesit të zgjedhjes së Thaçit president.

“Kushtetuta nuk është përfill, por është dashtë me u përfill”, theksoi ai.

“Sa e di unë, nesër ka me u dërgu në Kushtetuese procesi i zgjedhjes së Presidentit”, tha krejt në fund Smaka.

YouTube player