Zgjedhja e Mustafës – kontroverse, thotë ambasadori holandez

Ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch ka komentuar zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës. Ai ka thënë se Mustafa është zgjedhur kryetar në mënyrë kontroverse.

Lajme

17/07/2014 18:04

Ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch ka komentuar seancën dhe zgjedhjen e Isa Mustafës për kryeparlamentar në seancën e sotme konstituive të Kuvendit.

“Mustafa u zgjodh kryetar i Parlamentit me 65 vota prej 120 deputetëve, në një kontroversë të madhe. Ky sipas të gjitha gjasave nuk është fundi”, ka thënë ai.

Ai ka komentuar edhe për flamujt shqiptar të Vetëvendosjes.

“Vështirë të shihet, por Vetëvendosje i kishte flamujt shqiptar në tavolinat e saj në seancën inauguruese të Kuvendit”, ka shkruar ai.