Zgjedhja e femrës më të bukur në botë bën që këngëtarja të ‘shpërthej’ ndaj mentalitetit shqiptar (Foto)

Julia Roberts është femra më e bukur në botë.

ShowBiz

20/04/2017 16:58

Zgjedhja e saj për të pestën herë ka lënë përshtypje te këngëtarja Manjola Nallbani e cila në fakt ka komentuar moshën e saj, shkruan lajmi.net

Manjola në një foto të Julias të hedhur në Instagram ka thënë se ajo ka qenë me fat që ka lindur në një vend jo shqiptar, pasi duke qenë se Julia është 49 vjeçe, në Shqipëri do paragjykohej si një ‘plakë’ apo me shprehjen ‘se sa mirë mbahet’.

Me këto shprehje, këngëtarja nga Shqipëria ka shprehur keqardhjen për mentalitetin paragjykues që është në Shqipëri.

Ndër tjera, Manjola tha se i vlerëson njerëzit, sidomos femrat që arrijnë suksese me punë dhe theksoi faktin që mosha është vetëm numër!/Lajmi.net/

screenshot_3