Zgjatet telenovela e autobusëve të rinj prej Shpend Ahmetit (Dokument)

Edhe dy muaj bëhet një vit që kur në Prishtinë kanë arritur autobusët e parë të shumëpërfolur për “Trafikun Urban”. Kjo kohë ishte parë edhe si zgjidhja e hendekut ndërinstitucionalë për t’i sjellë ata në Prishtinë. Por, me gjasë do të kalojë viti dhe nuk do të kompletohet e gjithë flota e tyre prej 51 sosh, për aq sa edhe është bërë pagesa në vlerë prej rreth 10 milionë eurove.

Lajme

12/10/2017 18:47

Kryetarit Shpend Ahmeti nuk po i dalin llogaritë për rregullimin e kompletë transportit publik siç kishte premtuar në zgjedhjet e vitit 2013, e aq më pak për sjelljen e 21 autobusëve të rinj në Prishtinë të cilët janë blerë më një kredi të marrë nga BERZH, shkruan lajmi.net.

“Në pillë. Në qershor. Në fund të gushtit. Kah fillimi i tetorit, si të rinovohen komplet garazhet”, këto kanë qenë arsyetimet në kohë të ndryshme të kryetarit Ahmeti për vonesat e 21 autobusëve të rinj.

Edhe përkundër përimtimit të fundit të kryetarit Ahmeti që ata do të vinë në tetor, sipas dokumenteve zyrtare, autobusët e blerë nga kompania çeke “Iveco” nuk do të mund të vijnë para vitit të ardhshëm.

Kjo, për shkak se Komuna e Prishtinës dhe Ndërmarrja komunale “Trafiku Urban” nuk i kanë paratë për të paguar TVSH-në dhe shpenzimet e sigurimit për ta.

Në buxhetin e vitit 2018 të Komunës së Prishtinës, i cili është miratuar para pakë javëve në Asamblenë komunale e të cilin e ka parë lajmi.net, është miratuar pozicioni për pagesën e TSVH-së për autobusët, që është në vlerë prej 800 mijë euro. Ai buxhet nuk mund të shpenzohet gjatë vitit 2017, ndërsa në buxhetin e vitit 2017 nuk është kërkuar asnjëherë nga Asambleja rishikimi i buxhetit për të ndarë mjetë për të kryer obligime për autobusë brenda vitit 2017.

“Kanë pas me u leshu garazhet, por as ato nuk u lëshuan as autobusët nuk kanë ardhur, nuk kamë informata”, tha për lajmi.net, Hafir Hamiti, sekretar në NP “Trafiku urban”. Ndërkohë, Kryshefi i Ndërmarrjes “Trafiku urban”, Halil Mustafa ka qenë i pakontaktueshëm.

Në një prononcim për media, kryetari Shpend Ahmeti kishte thënë se autobusët do të vinë pasi të kryhet i gjithë renovimi i garazheve të “Trafiku Urban”, ndërkaq punëkryesi i projektit ka tejkaluar të gjitha afatet e kontratës.

Kryshefi, Halil Mustafa kishte dhënë deklaratë për media ndryshe nga Ahmeti. “Nuk kanë ardhur ende ngase nuk i kemi paratë për të paguar TVSH-në për ta”, ka thënë ai.

Kryetari Shpend Ahmeti, para pakë ditëve, gjatë fushatës zgjedhore derisa po e shpaloste Planin e mobilitetit për Prishtinën tha se “shumë shpejtë pritët të vinë edhe autobusët e rinj, pasi që garazhet janë rinovuar, thuajse”. Ndërkohe, me 25 shtatorë ka publikuar një fotografi në rrjetin social “instagram”, ku tregon garazhet. “Garazhet e renovuara të Trafikut urban para përfundimit. Autobusët e rinj në garazhe të reja”, ka shkruar në përshkrim të fotografisë Ahmeti./Lajmi.net/