Zëvendësuesi i Sanchezit i kushton 40 milionë euro Arsenalit

Pasuesi i Sanchezit do të vije nga Premierliga, nga skuadra e fundit në tabelë, Crystal Palace.

Sport

12/11/2017 17:33

Arsene Wenger verën që shkoi arriti ta mbajë disi në skuadër Alexis Sanchez, duke e bindur se Arsenal sezonin e ri do të luftojë për trofe.

Por, kilianit i kanë mjaftuar pak muaj për ta kuptuar se sa vështirë do ta ketë Arsenali që këtë sezon të fitojë ndonjë trofe, sidomos Premierligën.

Kjo situatë ka shtyrë Wengerin që të mendojë për pasuesin e tij, duke qenë i bindur se në verën e ardhshme Sanchez do të largohet në drejtim të një gjiganti të Evropës.

Pasuesi i Sanchezit do të vije nga Premierliga, nga skuadra e fundit në tabelë, Crystal Palace.

Wenger po kërkon Wilfried Zahan e Crystal Palace për të marrë vendin e Sanchezit, duke qenë i gatshëm të paguajë deri në 40 milionë euro.

25 vjeçari nga Bregu i Fildishtë në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Manchester United, por ka dështuar të dëshmojë cilësitë e tij, duke regjistruar vetëm dy paraqitje./Lajmi.net/

YouTube player