Zëvendësministri i Financave: Buxheti i 2017-ës është zhvillimor

Buxheti i vitit 2017 i cili është proceduar në Kuvendin e Kosovës për miratim, po cilësohet si buxhet që prioritet ka zhvillimin e vendit.

Lajme

02/11/2016 18:40

Kështu ka deklaruar Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Agim Krasniqi, i cili në emisionin Info Magazine ka thënë se buxheti i këtij viti, është edhe më cilësor se ata të viteve që kemi lënë pas.

“Kemi pasur debate edhe me subjektet, kryesisht me partnerët e qeverisë ku jemi munduar ta harmonizojmë dokumentin buxhetor. Në qeveri drafti i buxhetit ka kaluar pa asnjë problem. Se është buxhet i asfaltit mund të jetë mendim personal i dikujt. Ky buxhet nuk është as elektoral, por është buxhet zhvillimor dhe më shumë kualitativ se sa buxhetet e viteve të shkuara”, ka thënë Krasniqi.