Zëvendësministri ankohet se nuk i është rritur paga – Lajmi.net
Zëvendësministri ankohet se nuk i është rritur paga
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 11:20, 13 June 2018
Gjergj Dedaj
Gjergj Dedaj
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj ndonëse është pjesë e kabinetit qeveritar të cilin e kryeson kryeministri Ramush Haradinaj, po e kritikon shefin e tij për vendimin e rritjes së pagave.

Dedaj ka drejtuar akuza për vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave, nga i cili thotë se përfitojnë vetëm ministrat, zëvendëskryeministrat dhe njerëz që janë të afërt me ta e kryeministrin.

Këtë kundërshtim zëvendësministri Dedaj e ka bërë publik përmes një postimi në llogarinë personale në Facebook.

Postimi i plotë i tij:

Rritja e pagave,vendim i padrejte dhe i nxituar!

Rritja enorme e pagave nga Qeveria e Kosoves, per nje establishment te caktuar, eshte vendim i padrejte, diskriminues dhe i nxituar.

Pagat jane rritur vetem per kryeminstrin,zevendeskryemimistrat dhe ministrat si dhe per disa pjesetare te qeverise, njerz te aferet me kryeministrin, zevendeskryeministrat dhe mimistrat, te cilet ose jane famljare ose bashkepartiak te tyre .

Me kete rritje klanore, jane shkelur parimet e barazise sociale, drejtesise dhe te te drejtave njerzore.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO