Zëvendëskryeministri i Kosovës: Vizita e Vuçiqit në Kosovë qetësoi tensionet

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq qëndroi në Kosovë dy ditë, fundjavën e kaluar, më 20, 21 janar.

Lajme

24/01/2018 08:54

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq, thotë se vizita e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit ishte në kohë kohën e duhur, pasi ka qetësuar tensionet dhe ka sjellë paqe.

“Ishte një reagim  dhe vendim i mirë presidentit të Serbisë, edhe pse e vështirë për shkak të sigurisë. Ai menjëherë erdhi për të biseduar me të gjithë, me të gjithë përfaqësuesit politikë dhe popullin në Kosovë”, tha ai për RTS, transmeton lajmi.net.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq qëndroi në Kosovë dy ditë, më 20, 21 janar. /Lajmi.net/