Zëvendëskryeministri Gashi: Të shkurtojmë pritjet e bashkatdhetarëve nëpër kufij

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Byroja e Sigurimeve të Kosovës janë dakorduar për të marrë hapat e duhura për shkurtimin e pritjeve të bashkatdhetarëve tanë nëpër kufij.

Lajme

25/09/2017 16:19

Zëvendëskryeministri njëherësh ministri i Diasporës, Dardan Gashi ka pritë drejtorin e BSK-së Blerim Pushkolli me të cilin ka biseduar për mundësitë alternative për lehtësimin e pagesave të polisave të sigurimit të automjeteve për shkurtimin e pritjeve në vendkalimet kufitare.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e interesuar të zgjidhë njëherë e mirë këtë problem, dhe në ditët në vijim, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme do të ofrojmë një zgjidhje në favor për diasporën kosovare” – ka thënë ndërkaq, zëvendëskryeministri Gashi.

Nga ana tjetër, Pushkolli ka shprehur gatishmërinë të bashkëpunojë me Ministrinë për të zgjidhë këtë çështje të përvjetshme.