Zëvendëskryeministri Gashi: Privatizimi nuk ishte shkopi magjik për zhvillimin e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës Dardan Gashi ka thënë se privatizimi nuk ishte shkopi magjik, siç ishte menduar. Sipas Gashit, asetet e Kosovës janë shitur me shuma qesharake.

Lajme

20/11/2017 11:54

“Para 10 vjetëve, procesi i privatizimit u mendua të jetë shkopi magjik që do të zgjidhte problemin e zhvillimit ekonomik të Kosovës por nuk doli të jetë ashtu. Asetet e rëndësishme janë shitë me shuma qesharake ndërsa deri më tani kemi tubuar rreth 600 milion euro të cilat Republika e Kosovës ende nuk mund t’i shfrytëzojë” – ka thënë zëvendëskryeministri Gashi, në konferencën Sfidat e Mijëvjeçarit të Fondit Kosovar të Mileniumit, raporton lajmi.net.

Zëvendëskryeministri njëherësh ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka fol për Ligjin e Investimeve Strategjike, prioritetet dhe fushat që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Sipas Gashit, vendimi i qeverisë Haradinaj për të ndërprerë privatizimin e tokave bujqësore ishte një hap për të parandaluar humbjet e vazhdueshme të shtetit në këtë proces./Lajmi.net/