Zëvendësi i Isa Mustafës kërkon rindërtimin e kishës së Millosheviqit në oborrin e UP-së

“Ne sigurisht në periudhën e ardhme do të bisedojmë që për fillim të vendosen skelet ndërtimore dhe kështu të sigurohet pak më shumë ai objekt, kurse në fazat e mëvonshme të fillojmë më ndërtimin e tempullit”, ka thënë Branimir Stojanoviq, zv/kryeministër i Kosovës.

Lajme

08/08/2016 17:41

Serbët në Kosovë e kanë hedhur si ide përfundimin e kishës në oborrin e Universitetit të Prishtinës, e ndërtuar pak para lufte me vendim të Sllobodan Millosheviqit.

Sipas tyre, kjo mund të bëhet tash pasi që në atë vend nuk u gjend varr masiv dhe as kisha nuk paraqet vend të krimit, transmeton lajmi.net.

“Ne sigurisht në periudhën e ardhme do të bisedojmë që për fillim të vendosen skelet ndërtimore dhe kështu të sigurohet pak më shumë ai objekt, kurse në fazat e mëvonshme të fillojmë më ndërtimin e tempullit”, ka thënë Branimir Stojanoviq, zv/kryeministër i Kosovës, transmeton Kontakt plus.

Që përfundimi i ndërtimit të kishës janë të nevojshme garanci të sigurisë nga institucionet përgjegjëse, kurse në mes tjerash edhe të bashkësisë shumicë shqiptare, thekson tutje Kontakt plus.

Në anën tjetër, rindërtimi i kësaj kishe shihet si provokim dhe i motivuar politikisht, pasi që është ndërtuar në pronën e Universitetit të Prishtinës dhe me vendim të Millosheviqit.

“Ideja ime ka qenë që t’i ndërrohet qëllimi kishës, që ajo të jetë muze për viktimat civile të luftës, ose luftërave, pa dallim nacionaliteti, pasi të gjitha luftërat sjellin viktima”, ka thënë avokati Azem Vllasi, transmeton lajmi.net.

Vllasi thotë se shqiptarët në këtë kishe shohin dhunën e Millosheviqit dhe Kishës Ortodokse serbe, e cila e koordinuar me politikën serbe, ka udhëhequr politikë antishqiptare.
Edhe Vllasi thotë se toka që është ndërtuar kisha i takon Universitetit të Prishtinës.

Serbët e thonë të kundërtën.
“Librat kadastral e ai lokacion i takon kishës dhe se ajo tokë është pronë e Kishës Ortodokse serbe”, thotë Veljko Odaloviq nga Komisioni për të zhdukur. /Lajmi.net/