Zeta-Jones në depresion

Marrëveshje dypalëshe apo jo, Catherine Zeta-Jones ndarja me Michael Douglas ka pasur efekte shkatërruese, sa që aktorja e njohur uellsiane nuk arrin të bie në vete assesi. Atë nuk po mund ta ngushëllojë as kontrata ‘ad hoc’ e ndarjes, nga e cila do të përfitojë shumë para. Sipas magazinës angleze Closer, Catherine nuk po arrin…

ShowBiz

17/11/2013 07:00

Marrëveshje dypalëshe apo jo, Catherine Zeta-Jones ndarja me Michael Douglas ka pasur efekte shkatërruese, sa që aktorja e njohur uellsiane nuk arrin të bie në vete assesi. Atë nuk po mund ta ngushëllojë as kontrata ‘ad hoc’ e ndarjes, nga e cila do të përfitojë shumë para.

Sipas magazinës angleze Closer, Catherine nuk po arrin të këndellet nga ndarja. Sipas një burimi, aktorja bukuroshe (nënë e dy fëmijëve), e mban ende unazën e martesës dhe ka refuzuar të fliste për ndarjen.

Për dallim prej saj, ish bashkëshorti duket i rilindur. Gjithmonë prezent dhe ‘IN’ me filmat e rinj. Madje, ai shpreson ta marrë një çmim ‘Emmy’ për rolin e tij në një film, në një mbrëmje që do të mbahet në Los Angeles javën e ardhshme.

Michael do të ndalet në New York dhe Catherine shpreson që me atë rast t’i rregullojë raportet me Douglas dhe ta mbyll këtë krizë në mënyrë pozitive. Sipas disa burimeve të sigurta, Zeta-Jones i pi dy paketa cigare në ditë, nuk ha dhe është dobësuar.

Duket se ishte pikërisht Catherine, e cila vuan nga depresioni dhe sindroma ‘Bipolare’, ajo që e kishte kërkuar ndarjen nga bashkëshorti, pas një grindjeje të ashpër.

Pas ndarjes nga Zeta-Jones, Michael duket se ndihet më në fund i lirë, përkundër mesazheve të panumërta telefonike që i arrijnë nga tashmë ish gruaja.

Ndërkohë, nëna e Catherine është transferuar në apartamentin e çiftit në New York, për t’u përkujdesur për dy fëmijët dhe për t’u munduar që ta bind aktoren që ta marrë veten.