Zëri i Erës arrin të dëgjohet në Botëror, ky është komenti i Elvanës

Era Istrefi arriti t’i bënte gjithë shqiptarët të krenohen me të.

ShowBiz

26/05/2018 09:20

Këngëtarja këndon këngën zyrtare të Kampionatit Botëror të fubollit “Rusia 2018”, shkruan lajmi.net.

Himni është publikuar gjatë ditës së djeshme, ndërsa artistja ka marrë vetëm komente pozitive për këtë arritje.

Përkrahje i kanë dhënë edhe kolegët e saj, të cilët nuk kanë ngurruar të postojnë në profilet e tyre këngën e Erës.

Edhe Elvana Gjata ka bërë një koment për suksesin e Erës, duke shkruar “Yeahhhhh” dhe e shoqëroi me ‘emoji’ që aplaudon atë. /Lajmi.net/