Zënkat e zyrtarit të LDK-së, e ofendon edhe Halil Matoshi

Këshilltari politik i kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi ka reaguar përmes një statusi në “Facebook” ndaj zyrtarit të LDK-së, Bajram Gecaj, lidhur me marrëveshjen e Asociacionit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Lajme

11/04/2018 15:19

“…dhe si rëndom Bajram Gecaj rren dhe përpiqet ta manipulojë publikun, sepse e ka të vetmin mision që ia ka dhënë vetes sepse as në LDK nuk i beson askush dhe rrena është i vetmin profesion që e njeh”, ka shkruar Matoshi.

Sipas tij, Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa kishte marrë vendimin të nënshkruar nga Ljubomir Maric për emërimin e anëtarëve të Grupit Menaxhues, për përgatitjen e themelimit të Asociacionit.

Statusi i plotë:

E mjerë Bajram Gecaj Marrëveshja e negociuar nga Ju!

Qeveria Juaj Bajram, e ka nënshkruar një Marrëveshje në Bruksel, të cilen jo Ramush Haradinaj por Gjykata Kushtetuese e vendit e ka “gjyku” me dështim, sepse Marrëveshja për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë e cila nuk është tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës.

Pra, Bajram, i thu Ramush Haradinajt e tmerrshme, sepse gjithçka që ka vendosur, pra edhe Grupi Menaxhues, është në pajtim më këtë Marrëveshjen Tuaj të negociuar me “aq devotshmëri”, sepse qeverisja Juaj ishte mësuar tmerrësisht me paligjësi, madje duke cënuar rendin kushtetues të vendit.

Dhe si rëndom Bajram Gecaj rren dhe përpiqet ta manipulojë publikun, sepse e ka të vetmin mision që ia ka dhënë vetes sepse as në LDK nuk i beson askush dhe rrena është i vetmin profesion që e njeh.

Negociata bëhet që palët të arrijnë një kompromis në një kontest dhe optimumin e fiton pala që në negociatë është më argumentuese dhe që di ta ruaj kushtetutshmërinë e shtetit që u jep legjitimitet për të negociuar, me një palë të supozuar armiqësore;

Përndryshe indolenca dhe neglizhenca Juaj dhe “ekspertëve” e konstitucionalistëve e kanë rrënuar një President të partisë suaj e në këtë rast ia kanë vënë përballë një pushtet të katërt që ne duhet ta revidojmë dhe se Grupi Menaxhues gjatë përgatitjes për themelimin e Asociacionit e ka përpara verdiktin e Kushtetuesës!

Zoti Gecaj, Qeveria Juaj ka marrë vendimin, (nënshkruar nga Ljubomir Maric,i 30 qërshor, 2016) për emërimin e anëtarëve të Grupit Menaxhues, për përgatitjen e themelimit të Asociacionit, të negociuar nga Ju, duke shkelur parimin e shumëetnicitetit të Republikës së Kosovës, përmes një organizate njëetnike, të cilës sipas Marrëveshjës së negociuar nga “ekspertët” tuaj nuk doli njeri në Kosovë që t’ia gjënte vendin në Kushtetutën tonë, sepse sipas asaj Marrëveshjeje, duhej të ndërrohej Kushtetuta për këtë “vend” të kësaj organizate në konstitucionin Kosovar, për të cilën Gjykata Kushtetuese si gardiane e ligjshmërisë së vendimeve institucionale dha verdiktin më 21 dhjetor 2015 se parimet bien ndesh me Kushtetutën.

Mjerim Bajram!