Zenit akuzon Juventusin dhe Milanon

Kampionët e Rusisë, Zenit, i kanë akuzuar skuadrat italiane Milano dhe Juventus se kanë biseduar me lojtarin e tyre Alex Witsel, pa lejen e tyre dhe kanë kërcënuar me raport ndaj Juves e Milanos në UEFA.

Merkato

02/09/2015 17:38

Belgu ishte i lidhur me një kalim në Itali gjatë këtij afati kalimtar me Juventusin dhe Milanon si klubet më të interesuara për të, mirëpo sipas rusëve asnjhëra nga klubet italiane nuk kishte leje për të biseduar me lojtarin.

“Milan i filluan bisedimet me ne dy ditë para se të përfundonte afati kalimtar, por, një ofertë konkrete nuk erdhi kurrë”. Ka thënë drejtori gjeneral i klubit, Maxim Mitrofanov.

“Përgjigja jonë ishte ‘shikojeni kohën’”.

“Ne mund t’i shkruajmë një letër UEFA-s për t’i thënë se Juventusi dhe Milano kanë negociuar me lojtarin pa lejen tonë”, ka shtuar Mitrofanov.

“Në momentin që dikush dëshiron të nënshkruaj me një lojtar  pa aprovimin tonë, duhet ta paguajnë kompensimin e përcaktuar në kontratë. Përndryshe, ata fillimisht duhet të flasin me ne dhe t’i pranojnë kushtet tona”, tha ai.