Zeneli merr një lajm fantastik në Francë

Arbër Zeneli ka marrë një lajm të mirë pas transferimit te Reims në Francë.

Sport

02/02/2019 12:24

Ylli i Kosovës në afatin kalimtar të janarit vendosi të ndryshoi mjedis, duke u larguar nga Heerenveen, në drejtim të Ligue 1.

23 vjeçari ka arritur marrëveshje me skuadrën Reims, lëvizje që cilësohet e matur për t’u rritur tutje në karrierë.

Aventura e Zenelit te Reimes mund të nis sonte zyrtarisht, me lojtarin që është ftuar për derbin ndaj Marseille të famshme.

Zeneli është në mesin e 18 lojtarëve të ftuar nga trajneri i Reims.

Ndeshja mes Reims dhe Marseille fillon nga ora 21:00./Lajmi.net/