Zeneli edhe zyrtarisht tek Reims, këto janë fjalët e tij të para

Arbër Zeneli ka kompletuar transferimin e tij nga skuadra e Heerenveen tek Reims.

Sport

26/01/2019 18:34

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli ka ndryshuar skuadër gjatë këtij afati kalimtar, duke kaluar nga liga holandeze, në Ligue 1 të Francës.

Zeneli i është bashkuar skuadrës së Reims, me zyrtarizimin që u bë sot, pasi lojtari gjeti marrëveshjen për pagën e tij, shkruan lajmi.net.

Pas këtij zyrtarizimi, anësori dardan është shprehur shumë i lumtur dhe ka reaguar menjëherë në rrjetin social Instagram.

“Shumë i lumtur me transferimin tek kjo skuadër e mrekullueshme. Koha për synime të reja” ka shkruar Zeneli.

Zeneli ishte asistuesi më i mirë në ligën holandeze, sa paraqitej me skuadrën e Heerenveen. /Lajmi.net/