Zeneli e nis mbarë sezonin në Holandë, shënon dhe asiston në fitoren e Heerenveen

Arbër Zeneli e ka nisur me fitore sezonin në Holandë.

Sport

10/08/2018 22:23

Elita e futbollit holandez sonte ka hapur sezonin e ri me ndeshjes Zwolle – Heerenveen, e fituar nga këta të fundit me rezultat 2:3.

Skuadra e yllit të Përfaqësueses së Kosovë, arriti t’i marrë tre pikë shumë të rëndësishme në hapje të sezonit.

E më meritori në këtë fitore, ishte pikërisht Arbër Zeneli, që asistoi te goli i shënuar nga Thorsby në minutën e 32’, ndërsa dhjetë minuta më vonë arriti që edhe vetë të regjistrohet në listën e realizatorëve.

Në xhiron e dytë Heerenveen do të presë në shtëpi skuadrën e Vitesses./Lajmi.net/