Zemra e madhe e Luana Vjollcës! Iftarin e parë mbrëmë e hëngri me një familje shqiptare

Prezantuesja Luana Vjollca e ka dëshmuar edhe njëherë që ka një zemër të madhe.

ShowBiz

17/05/2018 08:41

Ajo dhe stilistja Blerina Kllokoqi Rugova në iftarin e parë mbrëmë ishin mysafir në një familje në nevojë, shkruan lajmi.net

Luana ka publikuar disa imazhe në Instagram me kërkesë të fëmijëve të kësaj familje tek e cila kryefamiljare është një femër të cilën Luana e quan heroinë.

Rasti se si gruaja në fjalë ka sakrifikuar që t’i rris fëmijët e vetme, prezantueses i ngjason me nënën e saj e cila i ka rritur poashtu e vetme vajzat e saj.

‘’Sot vendosa ta festoj me ju naten e pare te Ramazanit. Vendosa te shtroj nje iftar ndryshe bashke me @blerinakllokoqirugova dhe @gentoska ne nje familje historine e se ciles e degjova rastesisht, ishte kaq shume e ngjashme me historine e familjes time. 1 nene qe sakrifikon jeten e saj per tja dal e vetme me 3 femije te vegjel… njesoj si nena jone. Heroina!!!

Ishte shume pak ajo cfare une bera por ishte aq bukur dhe u kenaqem aq shume!!Deshira e tyre ishte qe te postoja foto me ta,une po e bej duke ju thene te gjitheve ju qe keni sadopak mundesi,ndihmoni SOT!Ndonjehere jeta na rremben ne rutinen e vet dhe pavarsisht deshires nuk bejme aq sa duhet per njerezit ne nevoje! Dikush sot ,dikush neser per ta eshte SHUME.  Gezuar Ramazanin te gjithe besimtareve mysliman!’’, ishin fjalët e Luanës./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bi2jXTMHZKi/?hl=en?&taken-by=luanavjollca