Zemër të shëndetshme? Ja çfarë duhet të konsumoni

Që të keni një zemër të shëndetshme, duhet të ushqeheni mirë!

Lifestyle

09/10/2016 23:59

Për ju kemi sjellur një listë gjërash të cilat duhet konsumuar për të pasur një zemër të shëndetshme:

Patatet:

Një nga perimet më të lehta në dispozicion, patatet përderisa nuk janë të skuqura shumë, janë të përkryera për zemrën. Kaliumi ndihmon me presionin e ulët të gjakut, ndërsa fibrat ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Domatet: 

Të pasura me vitaminë C, A, likopene, fibra dhe kalium, domatet ndihmojnë në heqjen e kolesterolit të keq dhe mbajnë të hapura enët e gjakut, duke reduktuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Domatet mund të konsumohen çdo ditë, pasi kanë përbërje të ulët të sheqerit dhe kripës, transmeton lajmi.net

Miell tërshëre:

Përmbajtja e lartë e fibrave, ndihmon në uljen e kolesterolit të keq. Mund të konsumohet në çdo formë, pa përjashtim.

Rrushi i thatë:

Hulumtimet tregojnë se përmbajtja e lartë e antioksidantëve tek rrushi i thatë, zhdukë inflamacionet dhe mbanë larg sëmundjet e zemrës.

Arrat: 

Të pasura me vitamina, fibra, minerale, arrat, kikirikat, fistekët, bajamet apo lajthitë, janë të shkëlqyera për zemrën.

Frutat: 

Molla, shegë, banane dhe të gjitha frutat janë mik i mirë i zemrës. Shtimi i këtyre frutave në dieten tuaj të përditshme ju mbanë larg sëmundjeve të zemrës. Sigurisht, mund të konsumohen edhe si lëngje, por preferohet të konsumohen të papërpunuara.

pomegarnates-hearthealthy-f

Çaji i gjelbërt: 

Ky super çaj është një aleat i pazëvendësueshëm i zemrës. Preferohet të pihen 3 ose 4 gota çaj në ditë për një zemër të shëndetshme dhe përfitime tjera të mëdha shëndetësore.

Çokollata e zezë: 

Studimet kanë gjetur se njerëzit që konsumojnë çokollatë të zezë, ka më pak gjasa të preken nga sëmundjet e zemrës. Polifenolet dhe flavonoidet janë shumë të pranishme tek çokollata e zezë. Në anën tjetër, çokollatat e qumështit, mund të jenë armik i zemrës tuaj.

dark-chocholates-hearthealt

Kafeja: 

Është një nga nxitësit më të mëdhenj për një zemër të shëndetshme. Dy filxhan me kafe në ditë mund të ju mbajnë larg sëmundjeve kardiovaskulare. Por mos harroni, pirja e tepërt mund të jetë e dëmshme.

Vera e kuqe: 

Polifenoli i quajtur resveratrol i jep kësaj pije një përfitim shtesë. Konsumi i moderuar i saj është i shëndetshëm, por nuk duhet të konsumohet shumë./lajmi.net