Zemaj: Zgjedhjet e reja janë interes shtetëror

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, e sheh urgjente mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Lajme

16/10/2018 08:52

Ai ka bërë me dije se zgjedhjet e parakohshme nuk janë më vetëm kërkesë e opozitës, por edhe interes shtetëror i Kosovës.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Zemaj ka thënë se këto institucione e kanë humbur legjitimitetin popullor për ta drejtuar vendin. “Tanimë ekziston arsye e plotë se këto institucione kanë humbur edhe atë legjitimitet të paktë që kanë pasur. Dhe nevoja për të shkuar në zgjedhje të reja nuk është vetëm kërkesë e jona, por edhe interes shtetëror”, ka thënë Zemaj.

Ai ka treguar se pikërisht për shkak të mungesës sëlegjitimitetit të këtyre institucioneve, LDK-ja nuk do tëbëhet pjesë e procesit të dialogut me Serbinë. Sipas tij, vetëm pas zgjedhjeve të reja mund të flitet për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi.

Nuk mund të ketë dialog të mirëfilltë pa stabilitet institucional. Ne si LDK kërkojmë legjitimitet të ri i cili garanton konsensus, njëherësh raport korrekt me partnerët ndërkombëtarë, të cilët e kanë mbështetur Kosovën në rrugën e saj për liri dhe pavarësi. Ne së pari kërkojmëtë kemi konfirmim të mbështetjes popullore dhe të marrim diçka e cila nuk krijon besim ashtu siç po pretendon Qeveria aktuale me disa lloj të grupeve, individë dhe ikje nga përgjegjësia ligjore që kanë”, është shprehur Zemaj.

Deputeti i LDK-së ka folur edhe përrugën që do ta ndjekë opozita për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj.

Zemaj ka bërë me dije se për këtë qëllim opozita synon ta ke edhe përkrahjen e disa deputetëve të pozitës.

“Vetëm me forma demokratike, të koordinuar dhe me grupet tjera opozitare dhe duke zgjeruar angazhimin që të bindim edhe deputetë të tjerë të cilët do të dalin nga interesi i ngushtë politik dhe ta krijojnë mundësinë e përqafimit të një vendimi i cili mendojmë se është në interes të përgjithshëm të Kosovës”, ka deklaruar Zemaj.