Zemaj: Veprimi i Daut Haradinajt pamoralshëm, nuk e di çka kishte me mua /VIDEO

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka folur për “sulmin” që ia bëri dje në Kuvend, deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, duke ia goditur mikrofonin derisa ky po fliste në Kuvend

Lajme

13/07/2018 18:10

Zemaj tha se nuk e kuptoi çka pati deputeti Haradinaj kur ia goditi mikrofonin dhe kur e akuzonte LDK’në për gjërat, që Zemaj thotë se nuk i kuptonte.

Deputeti i LDK’së thotë se Haradinaj mund të ketë pasur probleme personale ose të ketë qenë në gjendje të keqe emocionale, pasi fliste në Kuvend për tema jashtë diskutimit në seancë.

“Diçka nuk ka qenë mire gjendja e tij emocionale, sepse temat që i trajtoi nuk kishin të bënin me atë që po diskutohej”, ka thënë Zemaj në Frontal.

Zemaj ka thënë se partia e tij nuk është në konflikt me askënd edhe përkundër se sipas tij, është cak i sulmeve dhe gjuhëve të

“Jo rrallëherë deputetët e LDK’së janë ballafaqu me një gjuhë kërcënuese edhe nga kryeministri edhe nga zyrtarë tjerë të Qeverisë”, ka thënë ai.

Ndërsa veprimin e deputetit të AAK’së ndaj tij e quan si të pamoralshëm.

“Është veprim i pamoralshëm, por nëse e ka bërë pa ndonjë qëllim, ai duhet ta jap qëndrimin e tillë”.

Zemaj, i pyetur pse mund ta ketë bërë këtë veprim Haradinaj ndaj tij, thotë se nuk e di pasi nuk ka kurrëfarë komunikimi me të.

“Nuk kam raporte komunikimi ose shoqërore me deputetin Haradinaj.

YouTube player