Zemaj kundër Isës, regjistrohet si deputet i LDK

Deklaratat e kreut të LDK-së, Isa Mustafa, i cili gjatë ditës së sotme tha se të gjithë deputetët e partisë së tij janë regjistruar në bazë të vendimit që të jenë një grup parlamentar me AAK-në dhe Nismën, po dalin të pavërteta.

Lajme

10/07/2014 20:50

Se brenda deputetëve të partisë së Isa Mustafës ka pakënaqësi rreth vendimit që deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën të regjistrohen si një grup parlamentar, e tregon edhe fakti se deputeti nga LDK-ja, Armend Zemaj është regjistruar si deputet i LDK-së, e jo i grupit të përbashkët parlamentar LDK-AAK- Nisma.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline vet deputeti Zemaj.

“Jam regjistruar si deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, është përgjigjur shkurt Zemaj.