Zemaj: Deklaratat dyshuese se turqit janë kërcënim

Deputeti nga radhët e LDK-së në Parlamentin e Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar ashpër ngjarjet e para disa ditëve në lidhje me deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi.

Lajme

04/04/2018 16:28

Zemaj ka numëruar disa fakte që sipas tij e kanë shkelur ligjin në lidhje me këtë ngjarje, ku mes tjerash gjashtë turqve të arrestuar nuk u është mundësuar as kontakti me familjarët ose avokatët e tyre.

”Deklaratat se ata janë kërcënim, janë dyshuese. Ata thuhet se janë arrestuar nga policia, por fare nuk janë dorëzuar në stacionin policor. Ky urdhër është skandaloz dhe primitiv”.

”Si ka mundësi qe vetëm brenda 20 ditësh të ndryshojë statusi i rrezikshmërisë për sigurinë kombëtare në Republikën e Kosovës”.

“Kosova nuk e ka luksin ndaj këtyre ngjarjeve që degradon shteti”, ka thënë mes tjerash Zemaj gjatë fjalimit të tij.