Zemaj akuzon opozitën për presion ndaj deputetëve që të mos votohet demarkacioni (Foto)

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj është një nga deputetët i cili ditë më parë ishte shfaqur nëpër posterë të ndryshëm, në mesin e deputetëve nga Dukagjini ku i bëhej thirrje që të mos votohet demarkacioni.

Lajme

11/03/2017 14:32

 

Me anë të një postimi në facebook, deputeti Zemaj ka akuzuar partitë opozitare për shfaqjen e këtyre posterave, transmeton lajmi.net

Madje ai me ironi ka thënë se opozita gjenë para për të shfaqur kësi postera, të cilët sipas tij janë shumë kualitativ, madje edhe fotot janë të qëlluara.

“Edhe pse janë opozitë “këta” gjëjnë të holla për të bërë reklamë. Posterat ishin kualitative, edhe me foto ja kishin qellue..”, ka shkruar Zemaj në facebook.

Në prapavijën e fotografisë së publikuar, shihet pikërisht një posterë i tillë ku deputetëve u bëhet thirrje që të mos bëhen ‘tradhtarë’ të Kosovës. /Lajmi.net/

demarkacioni zemaj