Zeka: Vetëvendosje po e shtynë Mikullovcin të bëjë veprime të pamatura

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka thënë se Ademi Mikullovci po keqpërdoret nga disa të Vetëvendosjes.

Lajme

08/08/2017 16:36

Zeka thotë se aq sa e njeh Mikullovcin, ai nuk është beson se deputeti më i moshuar i Kuvendit është duke bllokuar institucionin më të lartë legjislativ në vend më dashje.

Përmes një postimi në Facebook, Zeka ka thënë se në seancën e së enjtes do të provohen numrat.

Ky është postimi i Zekës në Facebook:

Adem Mikullovci po keqeperdoret nga disa te VV-se

Me aqe sa une e njohe Adem Mikullovcin, nuk ma ha mendja qe ai eshte duke bllokuar Kuvendin me dashje. Por ka disa njerez te VV-se, qe po duan t ‘ i fryejne zjarrit, edhe ta nxisin Ademin per veprime qe nuk perkojne me rolin e tije qe ka tani. Dhe mbi bazen e kesaj kam thene qe Parlamenti nuk “eshte si Kafeneja Jone”, per çka ka reaguar Fatmir Spahiu, duke thene te njejten gje qe kam thene une.

Ka nxites sa te duash edhe nga ana e PAN-it. Badihavgji te rrugeve, injorant politik, e inatçor, qe per nje plesht jane gati me ndeze krejte Kosoven.
Shpresoje qe te enjten do te dominoje logjika, dhe aresyeja, ne menyre qe te zgjedhim kryesine e Kuvendit, qe eshte pune krejtesisht formale, ne menyre qe te ecim tutje me krijimin e Qeverise. Aty do te provohen numerat!!!