Zeka tregon postin që do të mbajë Limaj, nëse PDK-AAK-Nisma i fitojnë zgjedhjet

Kreu i Nismës për Kosovën , Fatmir Limaj do jetë zëvendëskryeministër i Kosovës, nëse koalicioni PDK-AAK e Nisma do të dalë fitues në zgjedhjet e 11 qershorit.

Lajme

18/05/2017 16:56

Këtë e ka zbuluar Milaim Zeka gjatë një konference për media ku ai është prezantuar si anëtar i Nismës për Kosovën.

“Do isha njeriu më i lumtur që nesër në Kuvendin e Kosovës të ngrihem që t’ia them kritikat më të ashpra kryeministrit Ramush Haradinaj. Do ishte nder dhe privilegj për mua  që kritika t’i jap edhe zëvendëskryeministrit të ardhshëm Fatmir Limajt”, ka thënë Zeka gjatë konferencës, shkruan lajmi.net.

Me marrëveshjen për koalicion mes PDK-së, AAK-së e Nismës, kësaj të fundit i janë premtuar edhe disa poste ministrore. /Lajmi.net/