Zeka, Selmanajt: Mos na e paraqitni Rugovën si me qenë Jezu Krishti

Milaim Zeka kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës ka reaguar nga deklaratave të Driton Selmanajt, kandidat për deputet i koalicionit LDK-AKR-Alternativa. Ky i fundit tha se është trashëgimia e Ibrahim Rugovës ajo që ka bërë që ai t’i bashkohet partisë së Isa Mustafës.

Lajme

29/05/2017 20:59

Selmanaj kujtoi kohën kur Halil Matoshi e kishte kritikuar ish-kryetarin e LDK’së, duke thënë se ishte Matoshi që kishte shkruar ‘zi e terr’ për ish-presidentin e vendit.

Kjo ngjalli reagimin e Milaim Zekës, i cili tha se Rugova ishte kritikuar dhe jo akuzuar.

“Mos na e paraqitni Rugovën si me kanë Jezu Krishti”, tha ai.

Selmanaj kujtoi se janë të tjerët ata që po e paraqesin kështu Rugovën duke shkuar te varri i tij pas vdekjes e që e kanë kritikuar sa ishte gjallë.

“Nuk i shkoj te vorri veç pse nuk ka shku në Prekaz”, tha Zeka.

“Ka pas informacione për atentat”, ja ktheu Selmanaj.

“Rifat Jashari i ka thanë se hajde në besën teme”, tha Zeka, sipas të cilit, ishte mos guximi ai që bëri që Rugova të mos vizitonte Prekazin.

Zeka tha se do të ishte mirë që Ibrahim Rugova të shihej si vlerë universale.