Zeka: Rama me deklaratat e tij në Pejë veproi sikurse Vuçiqi dhe Daçiqi

Milaim Zeka, deputeti i Nismës Socialdemokrate e ka komentuar takimin e djeshëm të përbashkët të të dy qeverive shqiptare.

Lajme

27/11/2018 18:57

Doku folur për deklaratat e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, Zeka tha se ai nuk e ka provokuar situatën, por e ka imituar Aleksandër Vuçiqin dhe Ivica Daçiqin.

“Vuçiqi dhe Daçiqi vijnë në Kosovë dhe lëshojnë deklarata të pamatura dhe pastaj ne me ‘budallakitë’ e tyre merremi gjashtë muaj. Të njëjtin veprim të gabueshëm e ka bërë dje Edi Rama”, ka thënë Zeka në Klan Kosova.

“Asnjë veprim deri më sot qeveria shqiptare, nuk e ka marrë për ta lehtësuar Kosovën në bllokadat e përditshme që ia bën Beogradi. Nuk zgjidhen problemet me deklarata poetike”.

“Dje kemi shitur ‘pallavra’ patriotike, qysh shesin Vuçiqi dhe Daçiqi sa herë vijnë në Kosovë”.