Zeka: Qeveria të mos mbetet peng, Haradinaj i ka votat

Deputeti i zgjedhur i Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, ka thënë se tema e diskutimit të çështjes së numrave për votimin e Qeverisë së koalicionit PAN, është bërë çirkuz, por, sipas tij Haradinaj i ka votat për formimin e Qeverisë së ardhshme.

Lajme

17/07/2017 18:36

I ftuar në debatin televiziv në Info Magazine të Klan Kosova, Zeka tutje shtoi se beson se PAN do ta bëjë Qeverinë pasi Haradinaj vazhdimisht pohon se ka votat e mjaftueshme për formimin e saj.

Zekaj shtoi po ashtu se ky është momenti ku në vend nuk duhet të lihet peng formimi i institucioneve sepse një vakum të tillë e kanë shkaktuar përfaqësuesit e LDK-së e PDK-së.

”Eulex e ka çuar landën time në Gjykatën Supreme pavarësisht se jam shpall i pafajshëm në Gjykatën Themelore. Ma mirë është ta vrash veten se sa ta vrasësh dikënd”.

”Kjo puna e numrave është bë cerkuz. Unë i besoj Ramush Haradinajt. Nëse ai i ka votat, hallall i qoftë. Moralisht nëse nuk i ka, mandatar duhet të jetë Vetëvendosje ose LDK-ja dhe presidenti nuk duhet të hezitojë në këtë drejtim”.

”Nuk është më sekret të themi se mediat po spekulojnë. Po deri tash jam i vendosur ta votojë Haradinajn për Qeveri por deri atëherë mund të dal një matematikë tjetër ku mund të ndryshoj mendje”.

”Tash janë aktivizuar sidomos Delawie, për fat të keq e të zi tonin që ne smerremi vesh. Nuk kish qenë mirë ne si shqiptar ta lëmë qeverinë peng në minoritete”.

”Këtë vakum institucional e kanë shkaktuar LDK-ja bashkë me PDK-në. Nuk po them LDK dhe PDK si elektorat por për përfaqësuesit e tyre”.

”Ndoshta Naser Rugova, Vjosa Osmani etj ndoshta e ndërrojnë qëndrimin e tyre për një koalicion të mundshëm në të ardhmen”.