“Pse shoqëria civile nuk po proteston në Prishtinë për vdekjen e dy fëmijëve?”

Gazetari Milaim Zeka ka kritikuar ashpër shoqërinë civile që sipas tij, po përdorë standarde të dyfishta. Ai ka kritikuar qasjen e kësaj shoqërie ndaj rastit të vdekjes tragjike të vogëlushes në Prizren dhe vdekjen tragjike të dy fëmijëve dje në Prishtinë.

Lajme

24/06/2016 13:14

 

Gazetari Milaim Zeka ka kritikuar ashpër shoqërinë civile që sipas tij, po përdorë standarde të dyfishta. Ai ka kritikuar qasjen e kësaj shoqërie ndaj rastit të vdekjes tragjike të vogëlushes në Prizren dhe vdekjen tragjike të dy fëmijëve dje në Prishtinë.

Lexojeni reagimin e plotë të Milaim Zekës:

A shikoni cfare shoqerie civile qe kemi?

Pse ne Prizren protesta, e ne Prishtine jo?!!!

Vdiq ajo vajza e shkrete ne Prizren, te gjithe u ngritem e shajtem e protestuam, e folem, e bertitem. Na vdiqen vella e moter ne Prishtine, hiq e madhe nuk u ba, sepse militantat e shoqerise civile, kane marre urdher qe ketu nuk duhet prekur, sepse preket VV.

Per informacion te kryetarit Shpend Ahmeti, kam rrafshe dy vite qe i kam lajmeru pehlivanat e komunes te Prishtines, se ne Lagjen Pejton, mu mbrapa lokalit Apartment, eshte nje tra hekuri ne qatine e nje ndertese komunale, qe rrezikon me ra ne toke cdo moment, edhe me mbyte ndonje njeri, kryesishte femije qe kalojne andej. Po asnje njeri nuk eshte interesuar per kete pune. Madje, tamam qysh tha ai qytetari nga Vranjevci, jane tall me kete informacion.

Kam fole edhe ne telefon, disa here me Sfelqen, po edhe ai nuk i ka marre seriozisht disa njoftime qe ia kam ba, sidomos andej kah lagjeja e Spitalit, ku eshte duke u bere masaker ne ndertim, dhe perpos qe ndertohet pa kurfare kriteri, siguria gjate ndertimit eshte zero.

Mire ish kane me marre kapak mesim nga kryeministri i Britanise, qe dha doreheqeje, po edhe kjo shoqeria e jone civile, mos mu tregu bre kaq e pshurravte e me organizu proteste ne Prizren, e ne Prishtine jo.

Mani se marre eshte…