Zeka: I rëndë lajmi që ministri Rikalo ka bashkëpunuar me Shpend Ahmetin, Jeta Xharrën…

Deputeti nga radhët e Nismës, Milaim Zeka, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se lajmi që doli, që ministri serb, Nenad Rikalo ka bashkëpunuar me Shpend Ahmetin, kryetarin e Prishtinës, është lajm shumë rëndë.

Lajme

15/09/2017 13:30

Zeka ka shkruar se ky ministër, i zgjedhur tash nga Qeveria Haradinaj, që ka qenë për katër vite në Bordin e Sorosit bashkë me Shpend Ahmetin, Blerim Shalën dhe Jeta Xharrën, është lajm shumë i rëndë.

Zeka, gjithashtu, bëri thirrje që Nenad Rikalo, duhet të hetohet dhe duhet të shkarkohet nga pozita e tij e marrë në Qeverinë Haradinaj si ministër i Bujqësisë.

Postimi i plotë i Milaim Zekës:

Ministri serb duhet hetuar, dhe shkarkuar

Lajmi qe doli, se ministri serb, ne Qeverine Haradinaj, ka qene i veshur si paramilitar, eshte lajm shume i rende.

Akoma me i rende eshte lajmi se ai ka maltretu kojshite shqipetare.

Lajm shume i rende eshte ai se, ky minister paska qene kater vite ne Bordin e Sorosit, me Shpend Ahmetin, Blerim Shalen, Jeta Xharren, e shume te tjere.

I ndodhur perpara nje skandali te tille, kryeministri Haradinaj u fut ne kurthe nga segmentet e policise, dhe te AKI-se, te cilet, ne njeren ane e leshuan kete informacion, ne anen tjeter i thane kryeministrit se “ministri eshte i paster”!

Zyrtari i larte i AKR-se, Rrahim Pacolli, i cili e pa informacionin, ishte i pari qe kerkoi shkarkimin e ministrit. A do duhej te njoftohej kryeministri para se lajmi te publikohej, sigurisht qe po.

Nje gje po duket shume, shume çarte: Beogradi, permes mashave te veta ne Kosove, po mundohet jo vetem ta rrexojne qeverine e porsaformuar, po edhe te shkaktojne turbullira, mundesisht deri tek ndonje lufte qytetare!