Zeka i bën thirrje Vetëvendosjes ta votojë demarkacionin

Deputeti i Nismës Social-demokrate, Milaim Zeka ka thënë se Grupi Parlamentar i kësaj partie ka qëndrim unannim dhe do ta votojë demarkacionin pasi është një situatë krejt e re pas marrëveshjes mes dy presidentëve.

Lajme

22/02/2018 11:11

“Secili deputet që do të jetë kundër demarkacionit është kundër vizave kundër qytetarëve që të lëvizin lirshëm, ata vetëm po bëjnë marketing politik. Sa i përket Listës Serbe, unë konsideroj se ata deptuetë të cilët janë kundër demarkacionit ata ja krijojnë vakumin Listës Serbë për me ba hajgare me Kosovën”, ka thënë Zeka, raporton lajmi.net.

Zeka iu ka bërë thirrje deputetëve të Vetëvendosjes të votojnë pro demakracionit.

Ai ka shtuar se deputetët e Listës Serbe kanë pasaportë të Serbisë dhe mund të lëvizin lirshëm.

“Ata e kanë hobi me lujt me të ardhmen e Kosovës. I bëj thirrje deputetëve të VV-së që të na bashkohen në këtë votim dhe ta kalojmë këtë ngërç politik”./Lajmi.net/