Zeka: Grushtet e Frashërit e goditën më fort Vetëvendosjen, sesa mua

“Nuk kam mundur ta imagjinoj që dikush mund të të godasë në studio. Por ajo ka qenë goditja më e rëndë që ka mundur t’i japë Lëvizjes Vetëvendosje. Të dy krahët kanë thënë që përçarja e madhe ka nisur aty”.

Lajme

05/06/2018 18:27

Deputeti i NISMA për Kosovën, Milaim Zeka ka thënë se grushtet që Frashër Krasniqi i dha në studio televizive e goditën më rënë Lëvizjen Vetëvendosje sesa vet atë.

Në Info Magazine, ai ka deklaruar që nga burime brenda Vetëvendosje më vonë ka marrë vesh se mu aty ka nisur thyerja e madhe në këtë subjekt politik, që më pas çoi në ndarjen e një krahu dhe kalimin në Partinë Socialdemokrate.

“Klani më ka shumë borxh sepse është bërë mediumi më i cituar në botë pas atij rasti, krejtësisht të papritur. Mua me atë njeri(Frashër Krasniqi) më lidh edhe gjaku, sepse është nip i Polacit”.

“Unë nuk kam qenë këtu sepse padrejtësisht drejtori juaj ekzekutiv e ka dhunuar fjalën e lirë. Jam i ashpër në debatet e mia, por kurrë në jetë nuk kam përdorur dhunë ndaj dikujt”.

“Nuk kam mundur ta imagjinoj që dikush mund të të godasë në studio. Por ajo ka qenë goditja më e rëndë që ka mundur t’i japë Lëvizjes Vetëvendosje. Të dy krahët kanë thënë që përçarja e madhe ka nisur aty”.

“Shumë më shumë se ai grusht mua më ka shkaktuar dhimbje dhe plagë fushata që ka bërë Vetëvendosje në rrjete sociale dhe përmes njerëzve në studio televizive”.

“Tema ditë ka qenë mosfunksionimi i Kuvendit të Kosovës. Unë pata thënë që faj për këtë gjë kanë të dy krahët, edhe pozita, edhe opozita”.

“I kam ra pishman vetëm tek reagimi im kur më ka gjuajtur me ujë. Po të isha sot do të çohesha dhe do të largohesha, duke thënë se me rrugaçë të këtillë nuk debatohet”.

“Për mua shumica e njerëzve të Vetëvendosjes kanë qenë rrugaçë. Metodat që kanë përdorur duke i gjuajtur me vezë Blerand Stavilecin, Memli Krasniqin, para grave, para fëmijëve”.

“Rëndësi ka që qytetarët e Kosovës e panë maskën e Lëvizjes Vetëvendosje. Rezultat i këtij mishmashi, i këasj çorbe të cilën ata e gatuan për 12 vjet, është në pjatat e veta”.

“Mua nuk më ka rënë(goditur) Frashër Krasniqi, por kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje. Më ka ardhur keq edhe kur është dënuar për veprën tjetër”.

“Frashëri e ka vetëm një obligim ndaj meje, qytetar dhe moral: të tregojë kush e ka motivuar për të më sulmuar fizikisht. Ardhja, fuqizimi i Vetëvendosjes nuk ka ardhur për ndonjë program të mirë, për ndonjë kauzë të mirë. Ka ardhur mbi bazën e sharjeve, fyerjeve, linqimeve”.

“Asnjë kundërshtim nuk e kam për t’u ulur me Frashërin ballë për ballë, për të diskutuar. E çmoj njeriun kombëtarisht, në rastin konkret e çmoj familjen e tij. Dhe në rrafshin politik. Sa i përket këtij rrafshi jemi armiq të përbetuar”.

“Unë e kam nënën e zhdukur, ata më thonin se ua kemi kthyer fytyrën Aleksandar Vuçiqit. Unë ua kam thënë atyre se ia kanë kthyer bythën atij. Nuk ka nënë shqiptare që nuk i ka thënë fëmijës së tij trys bythën. Ne jemi shoqëri e kohës së gurit”.

“Unë nuk bëhem kaps kur rri me ambasadorë të huaj, për dallim prej 90 për qind të politikanëve tanë”.