Zeka: Grupi i Kumanovës u përgjua nga 30 shërbime, planifikonte sulm edhe në Kosovë

Gazetari Milaim Zeka, në profilin e tij në Facebook shkruan se “Grupi i Kumanovës” ka shtrirje në gjithë hapësirën shqiptare. Ndërsa, shton se ky grup është përgjuar nga 30 shërbime të vendeve ballkanike dhe Perëndimore.

Lajme

23/05/2015 19:46

Sipas Zekës, që nga viti 2013 është përgjuar Mirsad Ndrecaj e pastaj i gjithë grupi.

“Sipas një agjenti të një shërbimi sekret perëndimor, vend mik i shqiptarëve, ky grup po blinte armë në Shqipëri, po edhe në Kosovë. afër kufirit me Maqedoninë ishte krijuar një bazë e madhe e armatimit”, shkruan ai.

Zeka citon këtë burim të ketë thënë se grupi ka pasë në plan që “të sulmonte edhe burgun e sigurisë së lartë në Kosovë, për t’i liruar disa të burgosur, ish luftëtarë të UÇK-së”.

“Burimi ynë thotë se politika e Gjyqësisë së UNMIK-ut ka qenë që të dënojë sa më shumë ish-ushtarë, pa asnjë provë. Prandaj, thotë burimi, Qeveria e Tiranës, Prishtinës dhe e Shkupit, jo vetëm që kanë pasur njohuri për këto grupe, por kanë ditur në detaje edhe për aksionet në Kosovë dhe në Maqedoni”, shkruan Zeka. “Duke i pasur gjithë këto njohuri, normalisht që edhe infiltrimet nuk kanë qenë të vështira. Të paktën një zyrtar i lartë i shërbimit maqedon, me kombësi shqiptare, ka pasur takime të rregullta me grupin. Dihet edhe manipulimi dhe loja që është bërë me para”.

Por, në procesion gjyqësor që do të bëhet në Maqedoni, thotë Zeka duke u thirrur në këtë burim, “do të dalin të gjitha përgjimet dhe detajet tjera”.

Mexico Violence