Zeka: Elektorati e ndëshkoi LDK-në dhe PDK-në për shkak të premtimeve të rreme

Kandidati për deputet nga radhët e Nismës, Milaim Zeka ka thënë se elektorati ishte dëshpëruar me premtimet e rreme të LDK-së dhe PDK-së për këtë arsye e ndëshkuan.

Lajme

12/06/2017 22:01

“Askush nga qeverisja e deritashme nuk ka arritur të bëjë bashkimin e Mitrovicës këto janë vetëm rrena për këtë elektorati e dënoi PDK-në dhe LDK-në”, ka thënë Zeka në RTV Dukagjin

Sipas tij, edhe Lëvizja Vetëvendosje do ta pësoj të njëjtën gjë.

“Nëse Vetëvendosje e zhgënjen elektoratin kanë me pas shumë më vështirë me kthy sesa LDK e PDK. Elektorati e ka ndëshku PDK-në e LDK-në për shkak të rrenave që iu kanë premtu qytetarëve”./Lajmi.net/