Zeka: Dedaj është turpi i Qeverisë dhe turp nëse nuk shkarkohet

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka ka reaguar për deklaratat e zëvendësministrit të Jashtëm, Gjergj Dedaj, duke thënë se ai është turpi i Qeverisë.

Lajme

31/07/2018 14:35

Zeka thotë se ‘është turp për ata që e kanë propozuar, emëruar por edhe më turp është për ata që nuk e shkarkojnë’.

Gjergj Dedaj është turpi i Qeverise Turp për ata qe e kane propozua, turp për ata qe e kane emëruar, edhe ma turp nëse nuk e shkarkoni”, ka shkruar Zeka.

Ndryshe, zëvendësministri i jashtëm, Gjergj Dedaj, ka thënë në një postim në Facebook se ‘Turqia është shtrigë e Ballkanit’. Ndaj kësaj, ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës, duke thënë se qëndrime të tilla nuk përfaqësojnë ‘politikën zyrtare të shtetit të Kosovës./Lajmi.net/