Zeka- Avdullah Hotit: Po mundohesh me e imitu Ibrahim Rugovën

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka hedhur akuza ndaj deputetëve të LDK-së për fondin e tre përqindëshit, duke i akuzuar ata se kanë pasur gisht në vjedhjen e atij fondi.

Lajme

16/03/2018 11:58

Zeka, në replikën e tij me shefin e grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha që ky i fundit po mundohet të imitojë presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, raporton lajmi.net.

“Po mundoheni me e imitu Presidentin Rugova, skam ba akuzë as ndaj teje as tjetër kujt, që është vjedhë në fondin e 3 përqindshit e dijnë të gjithë. Gani Dreshaj e posedon çekun 25 mijë franga që i ka dhanë atëherë” tha Zeka.

“Sa i përket “ Riinvestit”,  Lumir Abdigjiku nuk ka qenë në atë punë, i ka vjedh riinvesti me Agim Çekun, nuk e di me cfarë logjike po e mbroni hajninë, si parti politike ju keni vjedhë bashkë” përfundoi Zeka./Lajmi.net/