Zëdhënësi i Qeverisë: Prishtina meriton të bëhet kryeqytet!

Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Ramush Haradinaj, ka emëruar sot zëdhënës Arbër Vllahiun. Mirëpo, Vllahiu njëkohësisht është edhe kandidat për kryetar të Prishtinës nga AAK. Por, Vllahiu ka premtuar se edhe përkundër këtyre angazhimeve nuk do t’i ikë përgjegjësive. Ky është postimi i plotë i Vllahiut në Facebook: Një detyrë dhe obligim shtesë. Nuk…

Lajme

15/09/2017 21:29

Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Ramush Haradinaj, ka emëruar sot zëdhënës Arbër Vllahiun. Mirëpo, Vllahiu njëkohësisht është edhe kandidat për kryetar të Prishtinës nga AAK. Por, Vllahiu ka premtuar se edhe përkundër këtyre angazhimeve nuk do t’i ikë përgjegjësive.

Ky është postimi i plotë i Vllahiut në Facebook:

Një detyrë dhe obligim shtesë. Nuk do t’i ikë asnjëherë përgjegjësive, sado e rëndë dhe e madhe të jetë dinamika e punës. Por, dua ta siguroj secilin se dashuria për qytetin e Prishtinës nuk do të zbehet kurrë. Tani edhe me më shumë vullnet, forcë dhe vizion do ta bëjmë bashkë me qytetarin e Prishtinës, kryeqytetin.

Jam me Prishtinën, kudo, në çdo cep të saj, me qytetarin e saj, i bindur edhe më shumë se e meriton të ndryshojë, të zhvillohet, të bëhet kryeqytet. Dhe zhvillimi i saj do të varet nga ne bashkë sepse bashkë do ta bëjmë rrugëtimin deri në fitore për Prishtinën kryeqytet me dashuri. #50