ZDF: Filmi “Shok”, një histori që Evropa e bota e kanë harruar (VIDEO)

Televizioni gjerman ZDF, ka bërë një reportazh për filmin kosovar “Shok”, i nominuar në kategorinë për filmin më të mirë të huaj në metrazhin e shkurtër, në Oscar.

ShowBiz

28/02/2016 17:30

“Kur të shpërndahen çmimet në Oscar, një ndër kandidatët më entuziast në këtë mbrëmje do të jete filmi që askush nuk e kishte menduar”.

“Një histori dhe një kapitull që Evropa dhe bota pothuajse e kanë harruar. Shpërbërja e përgjakshme e ish-Jugosllavisë. Ishte koha kur perdja e hekurt i regjimit në Beograd u thye dhe një copë Evropë që ishte e zhytur në luftë”, thuhet në reportazhin e ZDF-së.

Sipas televizionit gjerman, fati dramatik i Kosovës, pasqyrohet në miqësinë e dy djemve në filmin “Shok”.

Më pas reportazhi i bënë një përshkrim filmit dhe protagonistëve të tij. /lajmi.net

YouTube player