Zbulojeni sa kushton një biletë për në “Botërorin 2018” – Lajmi.net
Zbulojeni sa kushton një biletë për në “Botërorin 2018”
Autori: Lajmi.net Botërori FIFA 2018Sport 13:25, 15 December 2017
Në këtë pako që është VIP, blerësi mund të shikojë 19 ndeshje që zhvillohen në Luzhniki, Spartak dhe Saint Petersburg stadium.

FIFA ka nxjerrë në shitje bileta që kushtojnë mbi 1 milion dollar dhe të gjitha janë shitur në kohë rekord.

FIFA i ka ndarë në pako të ndryshime dhe me çmimi që ndryshojnë me më të shtrenjtën që e ka çmimin 1,408,800 dollar.

Në këtë pako që është VIP, blerësi mund të shikojë 19 ndeshje që zhvillohen në Luzhniki, Spartak dhe Saint Petersburg stadium.

Në këtë pako futet ndeshja hapëse me 14 qershor, dy gjysmëfinalet dhe finalja me 15 korrik. Biletat e kësaj pako në vlerë 1.4 milion dollar janë shitur të gjitha, sipas FIFA-s.

Kjo pako që është bërë për multi milionerët, ka akses në suita luksoze private, ushqim, parking dhe dhurata speciale, përcjell “Albeu.com”.

Vetëm 20 bileta të tilla kanë qenë në dispozicion dhe FIFA ka njoftuar se të gjitha janë shitur.

Po ashtu në këtë pako futet edhe udhëtimi me aeroplan privat nga Moska në St Petersburg.

Kjo pako ka qenë e destinuar për multi milionerë, ndërsa edhe pak të tjera individuale mbeten të lira për tifozët.
Po ashtu sipas FIFA-s kjo në ditën e parë ka pasur kërkesa për 1,318,109 bileta.

Rusia prin me 34 për qind të kërkesave. Ndërsa fansat nga Argjentina, Peru, Meksika, SHBA-të, Kolumbia, Brazili, Egjipti, Maroku, Kina dhe Polonia, mbyllin top 10-shin e kërkesave për bileta.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO