Zbuloi një mënyrë të pazakonshme për ta ndihmuar babanë që vuan nga Alzheimeri

Fatkeqësisht, bota e mjekësisë ende nuk ka mësuar si të trajtohen sëmundje të ndjeshme si çmenduria. Por, kjo nuk do të thotë se është e pamundur të ndihmohen ata që janë të prekur nga kjo.

Lifestyle

02/01/2017 21:29

80 vjeçari Ted McDermott nga Britania e Madhe ka kohë që vuan nga sëmundja e Alzheimerit.

Për ta rikthyer kujtesën e Ted sadopak, djali i tij Mac ka zbuluar një mënyrë efektive për këtë.

Fakti është se Ted ka qenë këngëtar profesionist në rininë e tij dhe ka udhëtuar përgjatë shtetit duke performuar në klube të ndryshme.

Pas martesës, Ted kishte gjetur një punë në fabrikë, por kjo nuk do të thotë se kishte hequr dorë nga muzika. Sipas Mac, babai i tij vazhdimisht kishte përfunduar diku gjatë kohës së lirë.

6263760-13902666_1144640152263317_8316688535951286148_n-1472031877-650-46cc87abec-1472287447

Sëmundja nuk ia kishte hequr aftësinë për të kënduar, e kjo e kishte lejuar Mac të zbuloi këtë lloj terapie për babanë e vet. Është e thjesht dhe gjeniale: babai dhe djali këndojnë së bashku në shtëpi apo veturë përderisa dëgjojnë radion.

Këndimi e bën muzikantit e moshuar të ndjehet më mirë dhe ka efekte të mira në kujtesën e tij. Në mënyrë befasuese, ai është ende në gjendje t’i rikujtoi këngët e preferuara.

Mac McDermott ka vendosur që jo vetëm t’i ndihmoi babait të tij, por edhe njerëzve tjerë me probleme të njëjta. Për të tërhequr vëmendjen e njerëzve që vuajnë nga Alzheimeri, mac ka incizuar disa video ku ai me babanë këndojnë duet.

Kjo është vetëm një ndër videot e tyre ku mund të shihni se dashuria, kujdesi dhe muzika mund të bëjnë mrekulli. /Telegrafi/